Shoqata Humanitare Ndihmo Kosovë synon ta organizojë një event të veçantë të quajtur Darka e Artë, i cili ka për qëllim të mbledhë fonde për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe kanë nevojë për trajtime jashtë vendit. 

Kjo darkë do të bashkojë personalitete të njohura, filantropë dhe liderë të biznesit nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare për ta mbështetur këtë kauzë të rëndësishme. 

Eventi do të përfshijë darkë , argëtim dhe ankand të drejtpërdrejtë, ku të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në nevojë. 

Bashkohuni me ne për të bërë një ndryshim të madh në jetën e këtyre fëmijëve.

Së shpejti më shumë informata.