Nga 2 dhjetori 2024, Shoqata humanitare Ndihmo Kosovë – NDIKO, i fton të gjitha shkollat që të bëhen pjesë e fushatës tonë, Lapsa Shprese, e cila synon t’i mbështesë fëmijët në nevojë në Kosovë dhe
Shqipëri. Me një ide të thjeshtë, por të fuqishme, i ftojmë nxënësit dhe prind
ërit që të dhurojnë shumën e një lapsi (50 cent), ose më shumë, për të ofruar shpresë për ata që kanë më shumë nevojë.

Si do të përdoren fondet?

Të gjitha fondet e mbledhura përmes fushatës Lapsa Shprese do të përdoren për të ndihmuar fëmijët në nevojë në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo përfshin:

  • Ndihmë për fëmijët dhe familjet që përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
  • Financimin e trajtimeve mjekësore për fëmijët me sëmundje të rënda.
  • Të gjitha ndihmat e mbledhura si dhe ndihmat e ofruara do të jenë plotësisht transparente në web faqen tonë si dhe në rrjetet sociale.

Si mund të dhuroni
Për të dhuruar dhe për të ndihmuar në fushatën tonë:

  1. Nxënësit mund të kontribuojnë me shumën simbolike të
    një lapsi (50 cent) ose më shumë, përmes organizimit të mbledhjes së
    donacioneve në shkollën tuaj.
  2. Shuma e mbledhur mund të dorëzohet përmes llogarisë
    bankare të Shoqatës Humanitare Ndihmo Kosovë:

Emri i llogarisë: Fondacioni Ndihmo Kosovë – NDIKO

Banka: NLB Bank

Llogaria: 1705017700030782

IBAN: XK051705017700030782

SWIFT KODI: NLPRXKPR


  1. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni për t’u siguruar që donacioni juaj të dorëzohet personalisht.

Nëse dëshironi ndihmë për organizimin e kësaj iniciative në shkollën tuaj, ju lutemi na kontaktoni në
email në [email protected] ose përmes telefonit në +383 45 643 038